COVID-19, Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë

Rusia ka regjistruar shifër rekord vdekjesh nga COVID-19, me 808 viktima në 24 orët e fundit, njoftuan sot autoritetet.
Prej javësh, vendi po raporton një numër të lartë të vdekjesh, pavarësisht një rënieje të rasteve të reja.
Sot u regjistruan gati 22 000 raste të reja në të gjithë vendin.
Varianti më ngjitës Delta po përhapet me shpejtësi në Rusi.
Sipas shifrave të fundit zyrtare, pak më pak se 27 për qind e popullsisë prej rreth 146 milionë banorësh kanë marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19.
Vaksina Sputnik V tashmë është në tregun rus prej një viti.
Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 168 000 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Rusi deri më tani.
Supozohet se numri i rasteve të paraportuara është më i lartë.