DASH: SHBA ka ndërtuar komunikim me talebanët në terren

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se qëndrimi i SHBA-së përballë qeverive të ardhshme në Afganistan do të jetë i lidhur me veprimet e qeverisë dhe të talebanëve.

Në një konferencë për shtyp, Price deklaroi se i gjithë personeli i SHBA-së përfshirë edhe ambasadorin në Kabul janë transferuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, ku ata janë të sigurt. Sipas tij, Departamenti amerikan i Mbrojtjes po punon për të ndërtuar mjedis të sigurt dhe të besueshëm për vazhdimin e fluturimeve ushtarake dhe tregtare.

Pas pyetjes nëse do të vazhdojë apo jo SHBA të njohë presidentin Ashraf Ghani që u largua nga vendi, zëdhënësi Price theksoi se nuk ka dorëzim normal në qeverinë e vendit dhe se SHBA po punon bashkë me komunitetin ndërkombëtar se cili do të njihet si lider i Afganistanit.

“Vazhdojmë të bisedojmë me përfaqësuesit e talebanëve në Doha. Edhe ushtria e SHBA-së ka ndërtuar komunikim me talebanët në terren, në Kabul. Qëndrimet tona përballë qeverive të ardhshme në Afganistan do të jenë të lidhura me veprimet e asaj qeverie, me veprimet e talebanëve”, tha Price.

Më tej Price vuri në dukje se nuk do të punojnë me një qeveri që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut dhe që strehon terroristë në Afganistan.

Ai theksoi se prania diplomatike do të vazhdojë për sa kohë që Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” është i sigurt. Price shtoi se në këtë mënyrë nga vendi mund të evakuohen shumë shtetas afganë që kanë ndihmuar SHBA-në.

LEXO EDHE:

Back to top button