Pengesat e talibanëve, për 8 orë asnjë avion shpëtimi nuk është ngritur nga aeroporti i Kabulit

Departamenti i Shtetit po përgatitej të premten për të rritur numrin e qytetarëve amerikanë dhe afganëve të rrezikuar të evakuuar, por mijëra burra, gra dhe fëmijë të tmerruar mbetën të bllokuar në aeroportin kryesor të qytetit.

Për të paktën tetë orë, asnjë fluturim shpëtimi nuk e ka pasur të mundur që të ngrihet nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.

Katari, ku u dërgua grupi i parë i të evakuuarve, nuk ka kapacitet për të marrë më shumë, thanë burimet për NBC News.

LEXO EDHE:

Back to top button