Mbi 16 mijë e 300 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Situata me pandeminë COVID-19 është rënduar tej mase në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së premte u regjistruan mbi 2.200 raste të reja, ndërsa 4 qytetarë humben jetën. Si pasojë edhe rastet aktive kanë shënuar rritje të madhe.
Në total numri i rasteve aktive është 16.341. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.