Greqia vendos mur në kufirin me Turqinë mundohet të parandalojë rritjen e numrit të emigrantëve afganë

Shteti i Greqisë e ka instaluar një mur të gjatë rreth 40 kilometra si dhe një sistem të vëzhgimit në kufirin me Turqinë, si shenjë mbrojtëse nga numri i madh i refugjatëve nga Afganistani. Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Michalis Chrisochoidis, në një vizitë në rajonin e Evros të premten, ka thënë se nuk mund të jenë pasiv dhe të shikojnë për ndikimet që mund t’i kenë.

“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”, ka thënë Chrisochoidis.

Komentet e tij erdhën derisa Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane të marrin përgjegjësi për emigrantët afganë.

Në një bisedë telefonike në mes të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ky i fundit tha se një rritje e numrit të njerëzve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.

Nga Afganistani kanë filluar të largohen banorët dhe shtetasit e huaj, kjo pasi talibanët e morën vendin nën drejtim, shkruan BBC.

(Foto: Reuters)

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button