Polonia vendos barriera në kufirin me Bjellorusinë për shkak të fluksit të emigrantëve

Polonia po ndërton një barrierë 2,5 metra të lartë në kufirin e saj me Bjellorusinë, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që po hyjnë ilegalisht në vend.

“Më shumë ushtarë do të forcojnë sigurinë në kufi”, shkroi në Tëitter ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Nëntëqind ushtarë janë vendosur tashmë përgjatë kufirit 418 kilometra të gjatë me Bjellorusinë.

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko njoftoi në fund të majit se Minsku nuk do t’i parandalonte më emigrantët, që mbërrijnë në tokën e saj, që të udhëtojnë drejt BE-së, një reagim ndaj sanksioneve më të rrepta perëndimore.

Që atëherë, Lituania në veçanti po lufton me një fluks emigrantësh nga Lindja e Mesme përtej kufirit me Bjellorusinë.

Kohët e fundit, është rritur gjithashtu edhe presioni mbi Poloninë.

Lukashenko ka akuzuar polakët për nxitjen e një konflikti në kufi dhe dërgimin e emigrantëve sërish në territorin e Bjellorusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button