Trudeau: Në favor të sanksioneve kundër talebanëve

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha sot se do të avokonte për vendosjen e “sanksioneve” kundër talebanëve, në prag të një samiti virtual të G7-s, i kushtuar Afganistanit.

“Sigurisht, ne po kërkojmë (për) më shumë sanksione”, tha Trudeau, kur u pyet nëse do të mbështeste pozicionin e Britanisë së Madhe, që mund të kërkojë sanksione.

“Talebanët tashmë janë njohur si një entitet terrorist në Kanada, por ne do të flasim me homologët tanë të G7-s për të parë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm”, vazhdoi ai.

“Në bisedën tonë me udhëheqësit e tjerë të G7-s, ne do të flasim se si mund të bëjmë edhe më shumë për të ndihmuar njerëzit në Afganistan”, theksoi kreu i qeverisë kanadeze.

Që kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit, mijëra familje janë mbledhur pranë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit për t’u përpjekur të evakuohen para 31 gushtit, data e caktuar nga administrata amerikane për tërheqjen përfundimtare të forcave të saj nga Afganistani.

LEXO EDHE:

Back to top button