Brenda 24 orëve janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina anti-Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 14.712 qytetarë, 13.108 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 674.510 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.177.911 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 503.401 qytetarë.