A do të ketë nesër në Shkup nderime për 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit?

A do të ketë nesër në Shkup nderime për 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit?

Gazetar: Lluka Andreev

Maqedonia dhe Bullgaria nuk do ta festojnë nesër në nivelin më të lartë politik 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, shkruan Alsat.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani janë vizitë zyrtare në Bruksel, kështu që nuk dihet se kush do ta presë delegacionin bullgar në Shkup.

Nderimet e përbashkëta para pak kohësh i paralajmëroi edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili nesër së bashku me ushtruesin e detyrës ambasadorin Vladimir Kërstevski do të vendosë lule para monumentit të Dellçevit në Sofje.

Është paralajmëruar se në Shkup do të arrijë ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gencovska.

Pikërisht Gençovska dje foli para Komisionit parlamentar për punë të jashtme, ku vërtetoi se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga kërkesat e saj.

Paraardhësja e saj, Ekaterina Zaharieva kërkoi që çështjet e hapura me Shkupin të jenë pjesë e kornizës biseduese me Brukselin, sepse siç shprehet ajo, kjo është edhe çështje evropiane. Gençovska sërish theksoi se nuk ka ndryshime në politikat e ministrisë.

“Thirrja ime ndaj saj ishte, që të mos harrohet korniza e negociatave. Mos hyni në tezën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se kjo është vetëm një çështje bilaterale, që nuk ka vend në procesin e negociatave. Ata e duan atë. Kam marrë garanci nga ajo se do të vazhdojnë të punojnë sipas kornizës së negociatave”, tha Ekaterina Zaharieva – ish Ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.

“Ne e kemi ristartuar dhe vazhdojmë ta mbindërtojmë atë që është arritur deri tani. Ka vazhdueshmëri nga ana e Ministrisë së jashtme. Ka edhe pozitivitet në marrëdhënie dhe në dialog”, u shpreh Teodora Gençovska, ministre e jashtme e Bullgarisë.

Çështjet e hapura politike, gjegjësisht propozimin 4+1, do të jetë temë  bisedimi mes ekspertëve nga Ministria e jashtme e të dyja vendeve më 10 dhe 11 nëntor në Sofje. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button