​A do të luajë Rrahmani në derbin kundër Interit?

​A do të luajë Rrahmani në derbin kundër Interit?

Napoli po përgatitet për ndeshjen e madhe kundër Interit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa Antonio Conte ka vendosur të mos bëjë ndryshime në sistemin e lojës. Trajneri italian do të vazhdojë me formacionin me katër mesfushorë, duke i besuar sërish ekuilibrit që ky sistem i ka sjellë skuadrës.

Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSV-së, Conte ka vendosur ta rikthejë Alex Meretin në portë në vend të Milinkovic-Savic. Portieri italian është përfshirë menjëherë në stërvitje dhe pritet të jetë titullar ndaj Interit, raporton “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Ndërkohë, Hojlund dhe Rrahmani vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet. Sulmuesi danez është pranë rikthimit, por gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme, ndërsa mbrojtësi kosovar do të rikthehet vetëm nëse është plotësisht i shëruar – përndryshe pritet të mungojë deri në ndeshjen kundër Lecces.

Conte theksoi se skuadra ka gjetur balancën e duhur me katër mesfushorë dhe nuk planifikon ndryshime të mëdha për sfidën ndaj Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button