A do të shkaktojë inteligjenca artificiale zhdukjen e njerëzve, vlerësojnë ekspertët

A do të shkaktojë inteligjenca artificiale zhdukjen e njerëzve, vlerësojnë ekspertët

Sipas një sondazhi të ri me 2778 ekspertë, nuk ka rrezik që inteligjenca artificiale të shkaktojë zhdukjen e njerëzve.

Rreth gjysma e studiuesve të inteligjencës artificiale të anketuar besojnë se ka një shans 5 për qind që njerëzit të zhduken për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Rreth 10 për qind e të anketuarve besojnë se është e mundur që makinat të tejkalojnë njerëzit në çdo detyrë të mundshme deri në vitin 2027. Gjysma e të anketuarve thonë se kjo është e mundur deri në vitin 2047.

Nga ana tjetër, rreth 68.3 për qind e të anketuarve thonë se njerëzit kanë më shumë gjasa të shohin efekte pozitive nga zhvillimi i inteligjencës artificiale sesa ato negative.

Megjithatë, shumica e të anketuarve paralajmëruan për rreziqet e transmetimit të informacionit të rremë të krijuar nga inteligjenca artificiale, manipulimi i opinionit publik dhe krijimi i viruseve të rrezikshme.

Pjesëmarrësit në anketë janë ekspertë të inteligjencës artificiale, por nuk kanë aftësi të veçanta parashikimi, theksojnë autorët e punimit që prezanton rezultatet e sondazhit.

LEXO EDHE:

Back to top button