A e dini cilat modele makinash kanë më shumë kilometrazhë të kthyer?

Studimi i Parlamentit Europian tregon se humbjet që lidhen me kilometrazhin e falsifikuar të makinave të përdorura kapin shifrën 8.8 milionë euro në vit.

Nëse jeni duke blerë një makinë të përdorur, një nga pikat më të rëndësishme është që kilometrazhi i treguar në kilometra në orë korrespondon me realitetin dhe nuk është ndryshuar.

Për fat të keq, praktika e “rikthimit të kilometrave” është më e zakonshme nga sa mund ta imagjinoni dhe nuk është aspak e vështirë të gjesh automjete të përdorura me kilometrazh të rregulluar për shitje, veçanërisht në “zonën tonë”.

Një studim i shërbimit kërkimor të Parlamentit Evropian tregon se humbjet në lidhje me mashtrimin e kilometrazhit arrijnë në 8.8 milionë euro në vit.

CarVertical publikoi gjithashtu një studim në të cilin ata analizuan 1.11 milionë raporte gjatë 12 muajve të fundit, në 24 tregje, nga SHBA në shumicën e vendeve evropiane.

Në këtë raport, ata renditën 10 modele makinash me kilometrazhin e kthyer më shpesh.

10. Ford Mondeo (22% e mostrave me kilometrazh të kthyer)

9. Audi A6 (22.2%)

8. BMW X5 (23.4%)

7. BMW X6 (23.6%)

6. Volkswagen Transporter (24%)

5. BMW Seria 7 (24.1%)

4. Audi A7 (24.5%)

3. Volkswagen Touareg (25.4%)

2. Ford Mustang (25.7%)

1. Audi A8 (30.6%)

LEXO EDHE:

Back to top button