A e dini sa makina do të shiten vitin e ardhshëm në botë?
Parashikimet e para tregojnë se shitja e makinave të reja do të ketë një rritje të ndjeshme gjatë vitit të ardhshëm.

Me fjalë të tjera, është një rritje drastike. Kështu, “S&P Global Mobility” parashikon një rritje të shitjeve të makinave të reja deri në 2.8 për qind, që do të thotë se gjatë vitit të ardhshëm në rrugët e botës duhet të mbërrijnë deri në 88.3 milionë automjete të reja.
Kur bëhet fjalë për Evropën, rritja duhet të jetë 2.9 për qind dhe kështu të arrijë shitjet prej 15.1 milionë automjetesh. Rritja në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në nivelin 2 për qind, ndërsa Kina me siguri do të arrijë rritje dukshëm më të lartë. Rritja e vlerësuar prej 4.2 për qind dhe 26.4 milionë automjete të shitura.
Ky parashikim optimist mbështetet nga rimëkëmbja aktuale e prodhimit të makinave, me zinxhirët e furnizimit dhe kërkesën duke marrë vrull. Në të njëjtën kohë, ka ende pengesa reale për zgjerimin e mëtejshëm, si çmimet e larta të automjeteve, sfidat në krijimin e kushteve të kreditimit dhe ndikimi i përpjekjeve për elektrifikim në sjelljen e konsumatorëve.

Dhe 2023?
Në fund të vitit pati vlerësime edhe më optimiste me një rritje prej 8.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Këtë vit, shitjet pritet të arrijnë në 86 milionë automjete të reja. Rritja është pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së vazhdueshme të prodhimit për shkak të normalizimit të zinxhirëve të furnizimit, por edhe intensitetit të lartë të kërkesës.

Elektrifikimi në ecje të plotë
S&P Global Mobility parashikon gjithashtu se elektrifikimi do të jetë i pandalshëm pavarësisht pasigurive në Evropë dhe SHBA. Një numër i prodhuesve të automjeteve kanë riafirmuar angazhimin e tyre për elektrifikimin në vitet e ardhshme, duke pranuar sfidat e rritjes së prodhimit të automjeteve elektrike më të përballueshme.
Ata parashikojnë që shitjet globale të automjeteve elektrike do të arrijnë në 13.3 milionë njësi në vitin 2024, duke zënë rreth 16.2 për qind të shitjeve globale. Për këtë vit, vlerësimi ishte 12 për qind e tregut dhe 9.6 milionë automjete elektrike (BEV) të shitura.
