A e dini se çfarë do të thotë trekëndëshi në etiketat e rrobave tuaja?

Simbolet në etiketat e veshjeve mund të jenë mjaft konfuze, kështu që nxjerrja e rrobave tuaja të preferuara nga makina larëse mund të bëhet një përvojë e pakëndshme.

Me siguri ju ka ndodhur që bluza juaj të ketë dalë nga lavatriçe e rrudhur, e dëmtuar apo e shtrirë, e ndonjëherë edhe me ngjyrë të zbehur. Kur gjendemi në një situatë të tillë, do të donim t’i kishim studiuar më mirë udhëzimet e veshjes që të mos bëheshin vetëm një palë pizhame.

Etiketa mesatare përmban disa simbole, si simboli me një tas dhe një dorë, që do të thotë se veshja duhet të lahet vetëm me dorë.

Ka edhe simbole me një tas me pika, i cili na tregon nëse duhet të përdorim ujë të ftohtë (një pikë), të vakët (dy pika) apo të nxehtë (tre pika).

Një enë e kryqëzuar do të thotë që nuk duhet të lani fare rrobat, por do të ishte mirë ta çoni në pastrim kimik kur të bëhet pis.

Ne jemi të njohur edhe me simbolin në formë hekuri që na tregon nëse rrobat mund t’i rezistojnë një trajtimi të tillë dhe ato që na tregojnë nëse mund t’i thajmë rrobat dhe si.

Ndër simbolet e njohura vërehet edhe trekëndëshi në forma të ndryshme në veshje të caktuara. Ky simbol i referohet përdorimit të zbardhuesit në veshje dhe më poshtë mund të lexoni se çfarë kuptimi kanë variantet e tij.

– Trekëndësh bosh: mund të përdorni çdo lloj zbardhuesi në atë veshje.

– Trekëndësh i mbushur me vija diagonale: mund të përdorni vetëm zbardhues pa klor.

– Trekëndësh i mbushur dhe i kryqëzuar: nuk duhet të përdorim zbardhues në këto rroba për të mos i prishur ato.

LEXO EDHE:

Back to top button