Sundimtari rumun Vlad Tepes, i cili frymëzoi librat dhe filmat për vampirin gjakatar Drakula, ishte në të vërtetë një vegan, sipas shkencëtarëve.

Analiza shkencore e letrave të sundimtarit rumun të shekullit të 15-të sugjeron se Vlad Tepes ishte një vegan, një kthesë befasuese në legjendën e kontit Drakula të etur për gjak.
Drakula, personazhi legjendar imagjinar i autorit Bram Stoker, besohet të jetë Vlad Tepes, një sundimtar i fuqishëm i njohur për metodat e tij brutale, duke përfshirë goditjen në shtyllë të armiqve të tij.
Më shumë se 500 vjet pas vdekjes së tij, studiuesit kanë analizuar disa nga letrat e tij të shkruara me dorë, duke zbuluar njohuri intriguese për jetën e tij.
Gjaku, djersa, gjurmët e gishtërinjve dhe gjurmët e pështymës zbuluan një pamje krejtësisht të ndryshme të Vladit.
Në një letër të datës 4 gusht 1475, drejtuar qytetarëve të Sibiut, Vlad e përshkruan veten si “Princi i Rajoneve Transalpine” dhe informon banorët e qytetit për lëvizjen e tij të afërt në fshatin e tyre, duke nënshkruar me emrin e tij të frikshëm “Vlad Dracula”.
Shkencëtarët nga Universiteti i Katanias filluan një përpjekje unike duke nxjerrë biomolekulat nga ky shkrim shekullor.
Ajo që i habiti studiuesit ishte mungesa e proteinave shtazore në gjetjet, një gjetje shumë e pazakontë.
Proteinat në ushqim gjenden vetëm në ushqimet bimore, vuri në dukje Gleb Zilberstein, autor i studimit të botuar në revistën Analytic Chemistry.
Zbulimi çoi në hipotezën se modeli për vampirin e Stokerit mund të ketë qenë vegan, megjithëse kjo zgjedhje dietike mund të jetë nxitur nga nevoja dhe jo nga preferenca.
Gjegjësisht, në shekullin e 15 Evropa kishte një klimë shumë të ftohtë dhe kishte shumë pak ushqim. Sipas bioarkeologëve, aristokratët në të gjithë Evropën kishin një dietë shumë të varfër dhe mishi nuk hahej shpesh.
Analiza e letrave zbuloi gjithashtu të dhëna për shëndetin e Vladit.
Ai duket se ka vuajtur nga një gjendje e rrallë e njohur si hemolacria, e cila i bën të sëmurët të qajnë me lot të përgjakshëm.








