A e dini se kush ishte personi i parë që zgjidhi me sukses një krim duke përdorur gjurmët e gishtërinjve?

A e dini se kush ishte personi i parë që zgjidhi me sukses një krim duke përdorur gjurmët e gishtërinjve?

Më shumë se 130 vjet më parë, një krim u zbardh me sukses për herë të parë falë identifikimit të gjurmëve të gishtërinjve.

Sistemi revolucionar i gjurmëve të gishtërinjve është projektuar nga emigranti kroat në Argjentinë, Juan Vucetic (Ivan Vucetic).

Në Argjentinë, në fund të shekullit të 19-të, një krim u zbardh duke marrë gjurmët e gishtërinjve, që ishte rasti i parë në botë i identifikimit të suksesshëm të gjurmëve të gishtërinjve në një hetim vrasjeje.

Në vitin 1892, dy fëmijë të moshës 6 dhe 4 vjeç u vranë brutalisht në qytetin Necochea, pranë kryeqytetit, Buenos Aires. Fillimisht kishte dyshime se autori ishte Ramon Velázquez, një mik i prindërve të fëmijëve, Ponciano Caraballo dhe Francisca Rojas. Por gjatë marrjes në pyetje, ai vazhdimisht pretendoi se ishte i pafajshëm.

Në vendin e krimit, hetuesit kanë gjetur një gjurmë gishti të gjakosur dhe kanë kontaktuar me shefin e policisë Vucetiç. Në atë kohë ai po zhvillonte një sistem identifikimi të gjurmëve të gishtërinjve për përdorim policor. Ai krahasoi gjurmët e Rojas dhe Velasquez me gjurmët e gjakut.

Për habinë e policisë, shenja e gishtit përputhej me atë të nënës, e cila mohoi të kishte prekur trupat e përgjakur. Por përballë provave, Francisca Rojas pranoi krimin.

Ishte hera e parë që identifikimi i gjurmëve të gishtërinjve ishte përdorur me sukses në një hetim vrasjeje. Pas atij rasti, Vuçetiç përmirësoi sistemin e tij, të cilin e quajti “gjurmë e gishtave krahasuese”.

Vucetiç lindi në 1858 në ishullin Hvar, Kroaci dhe emigroi me familjen e tij në Buenos Aires në 1882.

Në vitin 1888 ai iu bashkua forcave të policisë në Buenos Aires si “i merituar”, një titull që u jepej policëve që dinin të lexonin dhe të shkruanin. Në fillim ka punuar në kontabilitet, e më vonë si shef i zyrës së statistikave.

Një ditë ai hasi në punën e antropologut anglez Francis Galton, një nga pionierët e studimit shkencor të gjurmëve të gishtërinjve. I magjepsur nga kërkimi i tij, Vucetiç zhvilloi metodën e tij të identifikimit duke krijuar elementet e nevojshme për të regjistruar vizatime të gjurmëve njerëzore. Në vitin 1891 atij iu besua organizimi i Byrosë së Identifikimit Antropometrik (një sistem i bazuar në matjet e trupit) të policisë së Buenos Aires. Në të njëjtën kohë, ai mori dosjet e para me gjurmët e gishtave të të burgosurve nga burgu La Plata.

Pas kontributit të tij në çështjen Rojas, ai vazhdoi të zhvillonte metodën e tij derisa patentoi sistemin argjentinas të gjurmëve të gishtërinjve në 1896, i cili konsistonte në identifikimin alfanumerik të gishtave të dorës.

Përdorimi i tij tani është thelbësor në fusha të tilla si vërtetimi i dokumenteve, kriminologjia dhe kontrolli i kufirit dhe aeroportit.

Përdorimi i gjurmëve të gishtërinjve ishte për ekspertët e sigurisë siç është përdorimi i ADN-së për ne sot. Prandaj, sistemi i Vuçetiçit konsiderohet si një “revolucion politik dhe social”.

Vucetiç vdiq në vitin 1925 dhe u varros në varrin familjar të gruas së tij në qytetin Dolores, Argjentinë.

Në kujtim të tij, Qendra për Hetime, Hulumtime dhe Ekspertiza Mjeko-ligjore në Zagreb mban emrin “Ivan Vucetić”.

LEXO EDHE:

Back to top button