A e dini se spanjollët janë kombi më jetëgjatë në BE?!

A e dini se spanjollët janë kombi më jetëgjatë në BE?!

Në Spanjë, njerëzit jetojnë mesatarisht 84 vjet, ndaj ky vend mesdhetar ka jetëgjatësinë më të lartë në mesin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të fundit të zyrës statistikore Eurostat.

Analistët besojnë se kjo është për shkak të dietës mesdhetare të pasur me fruta, perime, peshk dhe vaj ulliri. Gjithashtu, për shkak të ditëve të shumta me diell dhe klimës së këndshme, falë së cilës banorët kalojnë më shumë kohë në natyrë duke u marrë me aktivitete fizike.

“Në vendet mesdhetare ne kujdesemi shumë për jetën tonë sociale, kështu që dalim më shpesh se njerëzit në vendet nordike, të cilat na tejkalojnë për sa i përket PBB-së për frymë”, thotë Manuel Anguita, president i Shoqatës Spanjolle të Kardiologëve.

Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Italia, ku njerëzit jetojnë mesatarisht 83.8 vjet dhe Malta, me një jetëgjatësi prej 83.6 vitesh. Mesatarja e Bashkimit Evropian është 81.5 vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button