A e dinit se hani rreth 260 gramë mikroplastikë çdo vit?

A e dinit se hani rreth 260 gramë mikroplastikë çdo vit?

Çdo person në botë konsumon mesatarisht 5 gramë mikroplastikë çdo javë. Kjo është rreth 260 gramë në vit! Dihet që plastika dekompozohet dhe ky është një lajm shumë i mirë, lajmi i keq është se duhet shumë kohë: nga 100 deri në 1.000 vjet.

Ajo që është edhe më shqetësuese është se plastika nuk zhduket kur dekompozohet, por shndërrohet në mikroplastikë, grimca plastike që variojnë në madhësi nga 0.1 μm deri në 5 mm. Sipas OKB-së, në oqeane ka 51 trilion grimca mikroplastike, që është 500 herë më shumë sesa ka yje në galaktikën tonë. Mikroplastikat mund të gëlltiten nga kafshët detare dhe kështu hyjnë në zinxhirin ushqimor dhe përfundojnë në ushqimin e njeriut. Gjendet në natyrë, në ushqim, pije, mjaltë dhe madje edhe në ujin e rubinetit. Pikërisht për shkak të “madhësisë” së saj, mikroplastika arrin në çdo vend që mund ta imagjinojmë dhe përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut.

Shqetësuese është se shkencëtarët kanë gjetur grimca plastike në gropën më të thellë të oqeanit, Gropën Mariana. Mikroplastika është gjetur edhe në dëborë në shpatet e majës më të lartë në botë, malit Everest.

LEXO EDHE:

Back to top button