A e morët opsionin e ri të platformës X?
Përdoruesit këshillohen të kontrollojnë herë pas here nëse një veçori e re është shfaqur në aplikacionin e tyre celular

Të gjithë përdoruesit e platformës X së shpejti do të mund të bëjnë thirrje video dhe audio në atë rrjet. Ajo që më parë ishte e disponueshme vetëm për përdoruesit e Premium, ata që paguanin një abonim të rregullt, tani do të jetë në dispozicion për të gjithë.
Sipas njoftimit të drejtoreshës së platformës X (Twitter), Linda Jacarino, ky opsion gradualisht do të jetë i disponueshëm për përdoruesit. Opsioni për të bërë një telefonatë me përdoruesit e tjerë të platformës ndodhet në inbox në aplikacionin X.
X goes vocal! Who are you calling first? https://t.co/OHz5DZX0eJ
— Linda Yaccarino (@lindayaX) February 23, 2024