A është e sigurt të hani mish, paketimi i të cilit është i fryrë?

A është e sigurt të hani mish, paketimi i të cilit është i fryrë?

Ju duhet të keni hasur në mish, ambalazhi i të cilit ishte i fryrë dhe keni hezituar nëse ta hidhni apo ta përdorni.

Ushqimi i tillë si mishi prishet për shkak të rritjes së baktereve dhe mykut kur ekspozohet ndaj ajrit. Ndonjëherë prodhuesit përdorin të ashtuquajturat ambalazhe me atmosferë të modifikuar, ose MAP, për të reduktuar prishjen dhe për të promovuar freskinë duke ndryshuar gazin në paketim. Gjithashtu, MAP ndonjëherë bën që paketa të fryhet. Megjithatë, a është e sigurt të hani mish që është kaq i fryrë?

“Nëse kjo nuk bëhet nga prodhuesi gjatë paketimit si pjesë e MAP, atëherë ënjtja është rezultat i veprimit mikrobik. Ne e shohim këtë me paketimin normal të tabakave me stiropor të përdorur nga dyqanet ushqimore ose në produktet e ambalazhuara me vakum”, thotë Martin Bucknavage, një ekspert i sigurisë ushqimore në Departamentin e Shkencave Ushqimore të Universitetit Penn State.

Oksigjeni është fajtori më i zakonshëm në prishjen e paketimit të ushqimit. Një mjedis i pasur me oksigjen mund të shkaktojë që ushqimi të prishet dhe të humbasë lëndët ushqyese. Kur mikroorganizmat rriten, ata lëshojnë një gaz si dioksidi i karbonit që mund të shkaktojë fryrjen e paketimit.

Në këtë rast, paketimi nuk duhet të hapet sepse aroma do të jetë shumë e pakëndshme. Duke supozuar se paketa nuk është e fryrë për shkak të prishjes, mund të jetë e sigurt për t’u ngrënë, megjithëse mund të mos ketë erë të mirë. Shikoni pakot e tjera, dhe nëse edhe ato janë të fryra, atëherë ndoshta është me qëllim. Kërkoni për shenja të tjera të prishjes, të tilla si një ngjyrë e çuditshme, erë e keqe ose strukturë rrëshqitëse. Nëse ndonjë nga këto shoqërohet me fryrje, hidhni mishin.

LEXO EDHE:

Back to top button