A është i dëmshëm gjumi me celular pranë shtratit?

A është i dëmshëm gjumi me celular pranë shtratit?

Telefonat celularë janë në jetën tonë çdo ditë, në duart tona gjatë ditës dhe shumica e njerëzve i mbajnë celularët pranë tyre edhe kur flenë. A është e dëmshme për shëndetin?
Doktoresha Neha Narula e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Stanfordit beson se rrezatimi nuk është shkak për shqetësim kur bëhet fjalë për celularët, edhe nëse flini pranë tyre.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimin se rrezatimi nga telefonat celularë ose tabletët ndikon në shëndetin tonë në afat të gjatë”, tha Narula për Yahoo Life. Ajo shpjegoi se rrezatimi i emetuar nga telefonat celularë është i ashtuquajtur “jo-jonizues” dhe i ndryshëm nga rrezatimi që ne e dimë se mund të dëmtojë ADN-në.
“Rrezatimi nga telefonat celularë, furrat me mikrovalë dhe pajisjet e ngjashme nuk tregojnë asnjë provë të efekteve negative afatgjata shëndetësore”, tha Narula.

Megjithatë, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin thekson se nuk ka prova të forta se nuk është i dëmshëm, transmeton Index.
Gjumi pranë një celulari mund të ndikojë në cilësinë e gjumit, sepse inkurajon përdorimin e tij menjëherë para gjumit. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që përdorin telefonat e tyre celularë para gjumit kanë më shumë gjasa të kenë gjumë më të dobët në krahasim me ata që i vendosin ato një ose dy orë më herët.

LEXO EDHE:

Back to top button