A është koha për të ndërruar jastëkët në dhomën e gjumit?

Cilësia e jastëkëve është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë dhe statistikat tregojnë se një e treta e popullsisë së botës i lajnë vetëm një herë në vit

Në një sondazh, 40 për qind e të anketuarve pranuan se nuk i lajnë kurrë jastëkët e tyre dhe shumë prej tyre pohuan se kishin të njëjtat jastëkë që kur ishin fëmijë.

Ekspertët rekomandojnë që të lani jastëkët tuaj të paktën çdo dy deri në katër muaj dhe t’i zëvendësoni kur humbasin formën e tyre.

Si ta kuptojmë se kur është koha për të hedhur të vjetrat dhe për të blerë jastëkë të rinj ?

Një TikToker tregoi se si testohen jastëkët. Carolina palos jastëkun dhe e mban në duar për të paktën 30 sekonda, më pas e lëshon dhe sheh sa kohë duhet që të kthehet në formën e tij origjinale.

Nëse jastëku kthehet shpejt në formën e tij origjinale, është ende mirë ta përdorni. Nëse nuk ka shumë rezistencë dhe nuk kthehet në formën e tij origjinale, është koha ta ndryshoni.

LEXO EDHE:

Back to top button