A është konstipacioni ose kapsllëku sëmundje?
A është konstipacioni ose kapsllëku sëmundje?

Gazetare: Arta Safadini
Jo, kapsllëku nuk është sëmundje. Është një simptomë që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si dieta, mungesa e aktivitetit fizik ose kushte të caktuara mjekësore. Zakonisht është i përkohshëm dhe mund të lehtësohet me ndryshime në stilin e jetës.
Dr. Ankica Stanoevska – mjeke familjare thotë që në ambulantat e mjekut amë shumë pacientë ankohen për këtë simptom: “Nuk ka pacient që ndonjëherë në jetë nuk e ka pasur këtë problem”.
Kapsllëku është kur keni vështirësi në jashtëqitje/ defekim ose keni jashtëqitje të rralla. Shpesh pacientët ankohen që ndihen të fryrë, ndjejnë dhimbje gjatë defekimit dhe jo këndshëm.
“Konstipacioni ose opstipacioni, do të thotë që ju gjatë tre ditëve nuk keni zbrasje normale të zorrëve… Është shumë individuale… Ka pacientë që nuk kanë sëmundje dhe megjithatë nuk kemi defekime/jashtqitje çdo ditë, por është shumë e rëndësishme që mjeku të bëjë analizat përkatëse për tu vërtetuar nëse pas kapsllëkut nuk fshihen sëmundje tjera..” thotë dr. Stanoevska.
Konstipacioni mund të jetë primarë dhe sekondar. Primar nëse është gjendje momentale dhe kalon, nëse ka ndodh njëherë ose dy gjatë vitit, dhe më pas nuk ndodh më, kemi defekime normale të zorrëve.. Kjo gjendje zakonisht ndodh për shkak ushqimit, aktiviteti fizik, apo stili i jetës.
Kapsllëku ajo mund të jetë edhe një simptom që pas saj fshihen sëmundje tjera, ose medikamentet që pacienti i merr për trajtimin e atyre sëmundjeve mund të shkaktojnë konstipacion. Dr. Stanoevska thotë që në këto raste: “Mjeku amë duhet ta rishqyrtojë terapinë e dhënë nëse pacienti ankohet për konstipacion.”