A është sheqeri një vrasës i vërtetë, ndoshta edhe stërvitjet nuk mund ta luftojnë atë!

Shkenca prapë ka dëshmuar se ajo çfarë hamë ka më shumë ndikim në peshën dhe shëndetin tonë të përgjithshëm sesa ajo se sa shpesh bëjmë ushtrime fizike.
E vërteta është se mund të stërviteni secilën ditë të javës, por prapëseprapë nuk do të humbni peshë për shkak të ushqimit që e hani.
Edhe nëse nuk keni peshë të tepërt, kjo nuk do të thotë se jeni të shëndetshëm nëse nuk ushqeheni mirë, transmeton Telegrafi.
Pra, përderisa ushtrimet fizike normalisht se ju ndihmojnë në rrugëtimin drejt humbjes së peshës, ato vetvetiu nuk bëjnë asgjë që ju të humbni peshë.
Megjithatë, vlen të ceket se ju zvogëlohet rreziku për të pasur sëmundje të zemrës, diabet ose forma të caktuara të kancerit.
Përgjatë tri dekadave të fundit, ushtrimet nuk kanë ndryshuar, por vazhdimisht po rritet numri i njerëzve mbipeshë. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejt ndërlidhet nga numri i madh i ushqimeve të cilat janë të përpunuara dhe të mbushura me sheqer, por gjithashtu edhe nga pijet e ëmbla dhe ato të gazuara që i konsumojmë.
Sipas ekspertëve, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e ushtrimeve fizike tani shkaktojnë më pak sëmundje sesa shprehitë e pashëndetshme të të ushqyerit.
Problem tjetër serioz është se edhe personat që kanë peshë normale dhe stërviten janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme dhe vdekja e parakohshme nëse ushqehen keq. Ata do të kenë probleme metabolike, andaj edhe do të zhvillojnë probleme me sëmundje, mëlçi, hipertension, etj.