A është thjesht një mit fenomeni i “zemrës së thyer”, apo është diçka më shumë?
A është thjesht një mit fenomeni i “zemrës së thyer”, apo është diçka më shumë?

Të gjithë kanë dëgjuar të paktën një herë për sindromën e “zemrës së thyer”, por pakkush e di se mund të jetë po aq i rrezikshëm sa një atak në zemër.
Një gjendje e njohur si kardiomiopatia Takotsubo, e cila mund të shkaktohet nga pikëllimi ose stresi i madh, mund të dobësojë ndjeshëm zemrën. Termi kardiomiopati takotsubo u përshkrua për herë të parë në vitin 1991, pas tërmetit në Japoni. Ndodh kryesisht tek femrat si pasojë e reagimeve të forta emocionale që kanë ndodhur papritur.
Sindroma e zemrës së thyer mund të jetë vdekjeprurëse dhe disa mjekë theksojnë se kjo mund të jetë arsyeja e vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor.
Këngëtarja irlandeze, e cila u bë sensacion botëror, vdiq në moshën 56-vjeçare korrikun e kaluar. Siç raportohet, bëhet fjalë për vdekje natyrale. Edhe pse kishte një jetë mjaft të trishtuar, ajo kishte katër fëmijë dhe një vit para vdekjes përjetoi dhimbjen e saj më të madhe kur djali i saj shtatëmbëdhjetë vjeçar, Shane, u vra.
Sinead O’Connor’s ex claims official cause of singer’s death proves she died of a ‘broken heart’ 18 months after her beloved son Shane killed himself https://t.co/RDkti5jMlC
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) January 10, 2024
Ish-partneri i këngëtares, i cili ishte edhe menaxheri i saj, tani bën me dije se shkaku i vdekjes së saj ishte gjendja kardiomiopati takotsubo, pasi një patolog së fundmi arriti në përfundimin se ajo vdiq nga shkaqe natyrale.
“Nga kjo mund të konkludoni se një zemër e thyer është një sëmundje e vërtetë. Konfirmimi se Sinead vdiq nga shkaqe natyrale do të thotë se ajo vdiq nga një zemër e thyer për vetëvrasjen e djalit të saj. Nuk e pakëson dhimbjen e vdekjes së saj”, tha Dermot Hayes, i cili ishte në një lidhje me këngëtaren prej dy vitesh.
Ndryshe, një studim i Universitetit të Arbedinit tregon se sindroma e zemrës së thyer ndodh rrallë, por femrat janë shumë më të ndjeshme ndaj saj sesa meshkujt. Në këtë rast zakonisht përshkruhen medikamente për atakun në zemër, por një studim që përfshin 3720 persona tregon se ato mund të mos jenë efektive.