A është vërtet efektive pirja e një gote ujë në mëngjes me stomakun bosh?

Pirja e një gote ujë në mëngjes me stomakun bosh është kthyer në një zakon popullor që shpesh rekomandohet për përmirësimin e shëndetit.

Kjo rutinë e thjeshtë mund të sjellë shumë përfitime, por përgjigja nuk është aq e thjeshtë.

“Rreth 60 për qind e trupit të njeriut është ujë, dhe kjo përqindje lidhet me moshën, gjininë dhe nivelin e hidratimit. Trupi gjithashtu ka nevojë për ujë për të lubrifikuar nyjet, për të rregulluar temperaturën e trupit, për të transportuar lëndë ushqyese dhe për të nxjerrë jashtë. Trupi në mënyrë natyrale humbet ujë çdo ditë përmes proceseve normale si urinimi, djersitja, madje edhe nxjerrja e frymës”, thotë doktoreshë Casey Kelly.

Në stomak bosh, para mëngjesit, një gotë me ujë zgjon trupin dhe fillon proceset e tretjes, stimulon punën e traktit gastrointestinal. Është i dobishëm edhe për mikroflorën e zorrëve, për lëkurë më të bukur dhe më të pastër. Që zakoni të japë rezultate pozitive, uji duhet të jetë në temperaturën e dhomës.

LEXO EDHE:

Back to top button