A i puthni kafshët tuaja shtëpiake? Ndoshta kjo nuk është një ide e mirë

A i puthni kafshët tuaja shtëpiake? Ndoshta kjo nuk është një ide e mirë

Disa kërkime të kryera vitet e fundit vërtetojnë se sot duhet më shumë kujdes për kafshët shtëpiake në krahasim me të kaluarën. Është e vështirë të mos i duam kafshët tona shtëpiake që na ndriçojnë jetën. Megjithatë, ka disa rreziqe me kafshët për të cilat pronarët shpesh nuk mendojnë.

Gjegjësisht, kafshët mund të bartin disa viruse, baktere dhe sëmundje që mund t’i transmetohen pronarit. Kështu, ekziston një sëmundje infektive e quajtur zoonoza, e cila shpesh nuk ka simptoma të dukshme të jashtme tek kafshët shtëpiake, ndaj pronarët nuk i konsiderojnë kafshët shtëpiake si bartës të këtij infeksioni. Ai transmetohet nga kontakti i drejtpërdrejtë, p.sh. pështymë, lëngje të tjera trupore, feçe, por edhe nga ndarja e gjërave ndërmjet kafshëve shtëpiake dhe pronarëve, si shtrati.

Nuk ka pse të kesh frikë, duke qenë se mundësia për t’u prekur nga kjo sëmundje është relativisht e vogël, por gjithsesi duhet të jesh i kujdesshëm.

Te qentë zakonisht transmetohet përmes pështymës, duke pasur parasysh se në gojë kanë bakterin capnocytophaga, i cili transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si puthja apo pickimi. Ky bakter mund të prekë njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, por nuk është e pamundur të transmetohet te njerëzit plotësisht të shëndetshëm.

Tek macet, sëmundja infektive më e zakonshme quhet sëmundja e gërvishtjes së maces, e cila transmetohet te njerëzit, siç tregon edhe emri, duke kafshuar ose gërvishtur dhe shkaktohet nga bakteri bartonella henselae.

LEXO EDHE:

Back to top button