A jeni ende duke i i ngrënë thonjët?

A jeni ende duke i i ngrënë thonjët?

Miliona njerëz që rregullisht gërmojnë lëkurën e tyre, kafshojnë thonjtë ose tërheqin flokët, mund t’i heqin qafe këto zakone me një truk të thjeshtë.

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por studiuesit gjermanë kanë zbuluar se fërkimi i butë i lëkurës kur ndjeni dëshirën për të bërë ndonjë nga sa më sipër, mund të ndihmojë në luftimin e sjelljes së padëshiruar.

Në një studim gjashtëjavor me 268 njerëz, 53 për qind e pjesëmarrësve që përdorën trukun thanë se panë një përmirësim. 80 për qind thanë se do t’ia rekomandonin një shoku.

Tërheqja e flokëve, kafshimi i thonjve dhe kutikulave ose kapja e lëkurës quhen mjekësisht si sjellje të përsëritura të fokusuara në trup (BFRB).

Këta njerëz nuk mund të ndalen edhe nëse zakonet e tyre çojnë në zgjebe ose plagë. Mjekët thonë se një sjellje e tillë ndoshta lidhet me stresin apo shqetësimin për pamjen.

Në të kaluarën, pacientët trajtoheshin me terapi të sjelljes për të thyer këto zakone ose merrnin ilaqet kundër depresionit.

Rezultatet e studimit të ri u publikuan në revistën JAMA Dermatology dhe KETU do të gjeni një video që tregon disa nga variacionet që prekin lëkurën që mund të provoni nëse keni këtë problem.

LEXO EDHE:

Back to top button