A ka përçarje? – E thotë edhe vet Mickoski: Nuk na nevojitet akademi tjetër
A ka përçarje? - E thotë edhe vet Mickoski: Nuk na nevojitet akademi tjetër

Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi sot se vendit nuk i nevojitet Akademi tjetër dhe se sipas tij të ardhmen duhet ta shohim në bashkim dhe jo në ndarje.
“Qëndrimi ynë si VMRO-DPMNE është i qartë, ne kemi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në kuadër të kësaj akademie janë mbledhur mendimi shkencor, shkencëtarët, që janë nga bashkësi të ndryshme etnike dhe duhet të punojmë në drejtim të asaj që ta pasurojmë me mendim shkencor dhe me shkencëtarë. Ajo është e ardhmja, e ardhmja nuk është në ndarje por në bashkim, kështu që vlerësoj se në këtë drejtim duhet t’i shohim gjërat”, deklaroi Hristijan Micksoki, kryeministër.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se të gjithë duhet të shohin me pozitivitet çështjen e akademisë dhe të jenë të lumtur që shqiptarët dhe të tjerët kërkojnë të merren me hulumtime shkencore.
“Mendoj se të gjithë duhet të shohin pozitivisht në këtë, dhe të jemi të lumtur që shqiptarët por edhe qytetarët tjerë kur kërkojnë që të merren më shumë me hulumtime shkencore, për të arriturat akademike, mendoj se me këtë shteti nuk humb asgjë, përkundrazi kjo paraqet investim për të ardhmen”.
Në akademinë aktuale ka edhe shqiptarë akademikë, të punësuar,…?
“Jo jo, nuk është ashtu, në shumë debate, shumë kërkesa, ka vetëm 3-4 akademik, por nuk ka asnjë të punësuar në ASHAM, madje as baristë . Nuk mund të na bind askush se nuk ka shqiptarë që mund të punojnë në ASHAM.