A kemi jetuar dhe a jetojmë në paqe
A kemi jetuar dhe a jetojmë në paqe

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes, e motoja e kësaj dite këtë vit është “Fund Racizmit”.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Alsat për të biseduar rreth paqes dhe se a jetojmë ne në paqe, historiani Besnik Rameti shprehu që ende duhet punuar për të sjell paqe dhe siguri.
Ai gjithashtu tregoi që luftrat dhe konfiktet e ndryshme gjithmonë janë ndjekur me marrëveshje të cilat kanë pasur tendencë të sjellin paqe, por realisht sa ja kanë arritur ato?
E për këtë mund të shohim historinë ku edhe pas Konferencës Paqësore të Parisit pas Luftës së Dytë Botërore, Ballkani përjetoi luften e Kosoves, konfliktin e 2001-të në Maqedoni si dhe tani lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kurse sa i përket motos Fund Racizmit Besnik Ramti theksoi që racimi shpesh ka qenë shkak i konflikteve.
Rameti gjithashtu theksoi se pavarësisht dallimeve racore, etnike, gjuhësore duhet të mbajmë paqe si dhe institucionet e ndryshme duhet të angazhohen që të mbajnë orë në shkolla rreth paqes. /Alsat.mk