A mund të karikohen veturat elektrike përmes gjeneratorëve?

A mund të karikohen veturat elektrike përmes gjeneratorëve?

Ndërprerja e energjisë elektrike më 28 prill që preku pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë tregon qartë sa e ndjeshme mund të jetë rrjeti elektrik, dhe me këtë edhe e gjithë lëvizshmëria elektrike.

Por, ku të karikohet vetura kur nuk ka energji? A është gjeneratori emergjent një alternativë?

Në parim, po – tha Ralf Petri nga Shoqata Gjermane e Elektroteknikës (VDE) për Auto Bild. Por, ka edhe kufizime. Shumica e gjeneratorëve emergjentë ofrojnë maksimumi 3.6 kilovatë.

Në mënyrë reale, kapaciteti i vazhdueshëm është rreth 2 kilovatë. Në praktikë, kjo do të thotë se karikimi i një baterie të madhe, si ajo prej 118 kWh në Mercedes EQS, do të zgjaste më shumë se 59 orë, pra rreth dy e gjysmë ditë në total.

Për më tepër, konsumi i gjeneratorit është i lartë: mesatarisht rreth 1.5 litra benzinë për kilovat orë energji të prodhuar. Për një makinë elektrike mesatare me konsumin 20 kWh për 100 kilometra, kjo do të thotë një konsum prej rreth 30 litrash benzinë ose afërsisht 43 euro.

Shumica e gjeneratorëve nuk kanë katalizator, prandaj janë larg që të konsiderohen prodhues energjie miqësor ndaj mjedisit. Një gjysmë ore punë me gjenerator siguron autonomi rreth 5 kilometrash. Ata që kanë më shumë kohë, mund të prodhojnë energji të mjaftueshme për 50 kilometra me karikim prej pesë orësh.

“Në SHBA ekzistojnë shërbime mobile karikimi që ndihmojnë shoferët e automobilave elektrike të mbetur rrugës”, thotë Petri.

Ato përdorin gjeneratorë më të mëdhenj, me fuqi të paktën 11 kW, të ngjashëm me kutitë e karikimit në mur.

LEXO EDHE:

Back to top button