A mund të shkaktojë COVID-19 diabet? Pacientët e shëruar raportojnë rritje të nivelit të sheqerit

Diabeti mund të rrisë shanset tuaja për t’u sëmurë rëndë në rast të infektimit me COVID-19. Kështu në fakt sugjeroi një studim shëndetësor, derisa shumë pacientë me diabet gjatë valës së dytë raportuan nivele të larta të sheqerit për shkak të përdorimit të steroideve.  Kjo ndodh sepse mëlçia tenton të prodhojë më shumë sheqer gjatë trajtimit me steroide, ose steroidet e bëjnë më të vështirë për trupin që të largojë sheqerin nga gjaku. Sipas hulumtimit trupi juaj gjithashtu mund të bëhet rezistent ndaj insulinës ndërsa jeni duke marrë steroid.

Mjekët në të gjithë vendin tani po vëzhgojnë një rritje të numrit të pacientëve të larguar nga repartet e COVID-19, që kanë nivele të ngritura të sheqerit në gjak, përcjellë Klankosova.tv.

“Rreth 20-30% e pacientëve pas infektimit me COVID-19, që u trajtuan sepse iu rëndua gjendja kanë zhvilluar diabet ose nivel të lartë të sheqerit në gjak pas shërimit të tyre,” thotë Dr. Edwin J George, Profesor i Asociuar i Mjekësisë së Brendshme, Konsulent në Mjekësinë e Diabetit Instituti Amala i Shkencave Mjekësore, Thrissur, Kerala.

Pas shërimit, pacientët mund të shfaqin simptomat e mëposhtme të diabetit, etje e shtuar dhe frekuencë e shtuar për të urinuar, shikim i paqartë, shërim i ngadalshëm i plagëve, lodhje ekstreme dhe paaftësi për të rimarrë peshën e humbur. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, duhet të testoheni për diabet.

Dr George shpjegon arsyet sesi COVID-19 mund të shkaktojë diabet tek njerëzit, raporton Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

“Të shëruarit mund të kenë prediabet (kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta por nuk mund të klasifikohen si diabet) ose gjendje para-ekzistuese para infeksionit SARS-CoV-2. Në këta pacientë, steroidet të cilat mund të vazhdojnë edhe pas shërimit, mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak, “thotë Dr George.

Tutje doktori shpjegon se studimet e fundit tregojnë që proteina e koronavirusit mund të shkaktojë dëme në qelizat beta në pankreas, që sekretojnë insulinë.

“Si rezultat i këtij dëmtimi, pankreasi mund të mos mbajë nivele normale të sheqerit në gjak dhe të rregullojë glukozën në qelizat e trupit, duke shkaktuar rritjen e nivelet e sheqerit në gjak (hiperglicemia)”.

LEXO EDHE:

Back to top button