A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve

Nëse vërtet jeni të brengosur për rënien e flokëve, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni stilimin artificial.
Tharësit e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Sidoqoftë, tharësit e flokëve mund të shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.
Tharësin e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia.
Nxehtësia e madhe mund të ndikojë që rrënjët e flokëve të vdesin, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka vdekur.
Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësin e flokëve çdo ditë, e as shamponin.