A mundet përkujdesja për dhëmbët të parandalojë sëmundjet e zemrës?

Për shumë vite me rradhë, komuniteti shkencor është përqendruar në diskutimet mbi shëndetin dentar dhe lidhjen me sëmundjet e zemrës.

- Advertisment -

Shkencëtarët kanë zbuluar disa lidhje mes përkujdesjes për dhëmbët dhe shëndetin e zemrës.

Megjithatë kërkimet shkencore më të thella mbi këtë çështje janë të pamjaftueshme.

Në vitin 2012, ekspertët e Shoqatës Amerikane Të Zemrës analizuan të dhënat shkencore mbi këtë çështje.

Ata hodhën poshtë pretendimet se një shëndet i mangët dentar mund të shkaktojë sëmundje të zemrës.

Sipas tyre, trajtimi i dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave nuk ka një ndikim në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sidoqoftë, pas këtij viti janë kryer shumë studime të tjera mbi këtë çështje.

Ato kanë nxjerrë në pah një lidhje mes sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve me probleme të tjera serioze shëndetsore siç janë sëmundjet e zemrës.

Dhëmbët, Diabeti Dhe Zemra
Studimet e kryera pas vitit 2012 sugjerojnë se sëmundjet e mishrave të dhëmbëve rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Sipas këtyre studimeve, njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të mishrave të dhëmbëve, raportojnë trashje të enëve të gjakut në zonën e qafës.

Nga ana tjetër, ekspertët raportojnë një lidhje reciproke mes diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas tyre, ka të dhëna bindëse që tregojnë se njerëzit që vuajnë nga diabeti përfitojnë më shumë nga pastrimet profesionale të rregullta të dhëmbëve.

Ndonëse shëndeti dentar nuk ka një rol kyç për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që njeriu të përkujdeset për dhëmbët dhe mishrat.

Rregullat E Përkujdesjes Së Mirë Për Dhëmbët
Ekspertët kanë nënvizuar 4 rregullat e arta për një shëndet të mirë dentar.

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë

Pastrimi ditor me fill dhëmbësh

Zëvendësimi i furçës së dhëmbëve çdo tre muaj ose më shpejt nëse qimet e furçës përthyhen.

Kontrolle dhe pastrime të rregullta tek dentisti.

Nëse jeni të shqetësuar për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me mjekun.

Ky i fundit mund t’ju këshillojë për aplikimin e masave të duhura për shëndetin e zemrës.

Disa prej këtyre masave përfshijnë lënien e duhanit dhe mirëmbajtjen e peshës./AgroWeb.org

LEXO EDHE:

Back to top button