A paraqet kërcënim për ne lufta në Ukrainë? Ja çfarë thotë drejtoi i Agjencisë së Zbulimit

A paraqet kërcënim për ne lufta në Ukrainë? Ja çfarë thotë drejtoi i Agjencisë së Zbulimit

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu i ftuar në emisionin “360 Gradë” i pyetur nëse ka kërcënime të drejtpërdrejta për vendin tonë nga lufta në Ukrainë, me përgjigje.

“Kërcënim të drejtpërdrejtë, jo, për shkak se konflikti është larg, por prapëseprapë ne jemi anëtare e NATO-s. Nga perëndimi, nga jugu dhe lindja kufizohemi me shtete të cilat janë gjithashtu anëtare të NATO-s. Në veri kemi Serbinë e cila ushtarakisht është shtet neutral. Kemi edhe Kosovën, ku kemi një prezencë të madhe të KFOR-it. Në mënyrë indirekte, definitivisht ekzistojnë kërcënime. Ato janë kërcënimet hibride”, tha Musliu. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button