A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë sqaron se çfarë janë pajisjet DPI

A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë sqaron se çfarë janë pajisjet DPI

Telefoni dhe kompjuteri i shqiptarëve nuk po përgjohet nga instalimi i pajisjeve DPI, që bëjnë të pamundur aksesin në TikTok.

Të dhënat e tyre janë të sigurta, kështu shprehet drejtori i përgjithshëm Autoriteti Kombëtarë të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa.

Përkundrazi sipas tij, DPI luajnë një tjetër funksion atë të mbrojtjes, shkruan Top Channel.

“Këtu më lejoni të sqaroj dhe të qetësoj të gjithë qytetarët se në radhë të parë 100% e trafikut të internetit është i inkreptuar. Kështu që protokollet e inkreptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet e me radhë”, Igli Tafa, drejtor i Përgjithshëm, AKSK.

Ai tutje tha se në Shqipëri janë instaluar 7 pajisje DPI në kompanitë celulare dhe ato që ofrojnë shërbimin e internetit, për të bërë të mundur bllokimin e platformës TikTok. Por përveç kësaj DPI është një pajisje që gjithashtu rrit sigurinë kibernetike të vend, pasi funksioni tjetër i saj është për të mbrojtur nga sulmet masive të hakerave.

“Teknologjia e DPI është teknologji shumë e avancuar që bën të mundur identifikimin dhe bllokimin e signature ku ne aktualisht po bëjmë bllokimin e Tiktok. Kjo i përket fazës së dytë të bllokimit për shkak se faza e parë ishte në nivel domenesh, IP, SLI të gjitha që janë kontent të proviber që i përkasin bllokimit të TikTok. Aktualisht shikohet identifikimi i paketave që aksesojnë TikTok dhe bëjnë më pas bllokimin”, Adriano Lleshi, drejtor i Analizës së Sigurisë Kibernetike, ASKS.

Por, këto pajisje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në gjendje pune.

“Bllokimi në nivel DPI do të bëhet maksimumi në një vit derisa sa të arrijmë në një marrëveshje me TikTok që të vendosë filtrat e duhura që ndalojnë bullizmin kibernetik”, tha Lleshi.

Vjedhja e të dhënave nga telefonat dhe kompjuterët është bërë një problem gjithnjë e më i madh në botën digjitale. Pasi hakerat posedojnë informacionet personale duke shfrytëzuar dobësitë e sigurisë digjitale.

LEXO EDHE:

Back to top button