A shënojnë ulje çmimet produkteve elementare? ISHT-ja do të njoftoj javën e ardhshme
A shënojnë ulje çmimet produkteve elementare? ISHT-ja do të njoftoj javën e ardhshme

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) është në teren dhe nga e hëna opinioni do ti ketë informacionet nëse është konstatuar apo jo ulje e çmimeve të produkteve elementare, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Magazina ekonomike”, Aleksandra Koteli nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, shkruan Alsat.
“Meqenëse kontrollet janë të përhershme dhe në rrjedh e sipër, ndërsa të dhënat mblidhen në nivel javor, lidhur me uljen e çmimeve, dhe në bazë të disa masave të reja të cilat në të ardhmen do ti miratoj qeveria, me qëllim që qytetarët të jenë të kënaqur, shpresoj se do të shohim ulje të çmimeve, megjithatë akoma është herët sepse bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër Në jemi gjithnjë në teren, të dhënat do të sublimohen të hënën dhe atëherë opinioni nga ana e DAP do të ketë informacion nëse çmimet ulen mbetën të njëjta”, tha Koteli. /Alsat.mk