‘ABBA’ gati për koncert pas 40 vitesh

Me siguri ju ka munguar muzika e bukur e grupit suedez ABBA. Pas 40 vitesh ata rikthehen për të na dhuruar këngë unike të cilat i rezistojnë gjithmonë kohës.
ABBA po bëhet gati të publikojë këngët e tij të para në katër dekada, së bashku me një shfaqje koncerti në Londër ku kënga e famshme Dancing Queen do të jetë krejtësisht në mënyrë digjitale. Në skenë do të shohim holograma.
Pjesëtarët e grupit rikthehen me plot energji dhe dëshirë duke iu përshtatur edhe teknologjisë.
“Unë do të thosha që të jesh krijues në vetvete është të jesh një drejtues. Të shtyn, të jep energji”, tha Björn Ulvaeus, artist i grupit ABBA.
“Dhe gjëja tjetër është, se nëse nuk dini të bëni asgjë tjetër përveç të shkruani muzikë, atëherë kjo është ajo që dëshironi të bëni”, tha Benny Andersson, artist i grupit ABBA
Albumi i ri i grupit i titulluar Voyage publikohet në 6 nëntor dhe dy këngët e para të publikuara janë ‘I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down”.
“Waterloo”. “Dancing Queen” “Fernando” “Mamma Mia” “The winner takes it all” janë ndër këngët me të cilat ABBA pushtuan botën.