Aberdini refuzon ofertën e Leçes për Ylber Ramadanin

Ylber Ramadani pritet ta bëj hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Superliga e Skocisë për në Serie A. Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Premier Ligën skoceze me fanellën e skuadrës Aberdin.
Leçe është skuadra nga Serie A, që ka shprehur interesim për transferimin e Ramadanit. Në fakt mediat italiane kanë raportuar se reprezentuesi shqiptar ka një marrëveshje personale me Leçen, por transferimi i tij është i komplikuar.
Skuadra italiane ka ofruar 1,2 milionë euro për transferimin e Ramadanit, ofertë që është refuzuar nga Aberdini, pasi qw skocezët synojnë që të fitojnë së paku dy milionë euro. Gjithsesi te skuadra skoceze janë të gatshëm ta shesin Ramadanin, por duan që nga largimi i tij të pwrfitojnw 2 milionë euro.