Abramoviç, gati të shpenzoj shumë të majme për merkato

Skuadra e Çellsit raportohet se është duke u përgatitur për një verë të nxehtë, kur pritet të investojë shumë të holla në merkaton e verës.  “Daily Mail” shkruan se presidenti i klubit të “Bluve”, Roman Abramoviç, është i gatshëm që të shpenzojë shuma të mëdha parash gjatë verës.

Marrë parasysh faktin se pandemia ka ndikuar shumë në të ardhurat e klubeve nëpër botë, disa prej tyre janë futur në kriza të thella financiare. Megjithatë, një gjë e tillë nuk vlen për Çellsi, e cila pritet t’i ketë afro 200 milionë euro të gatshme për transferime këtë verë.

Synimi kryesor i tyre është transferimi i një lojtari të madh sikurse Erling Haaland, mirëpo i mbetet Tomas Tushel të vendos. Kujtojmë se afati kalimtar i verës në Premierligë do të hapet më 9 qershor dhe do të zgjasë për 12 javë, deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button