Abramoviç thot “PO”, Tushell afër yllit të Borusias

Gazeta gjermane “BILD”, ka raportuar se trajneri i Çellsit, Tomas Tushel, i ka dhënë lejen klubit të nënshkruajë një lojtar të shtrenjtë gjatë afatit kalimtar veror. Mediat angleze kanë raportuar se Erling Haaland është prioriteti kryesor i “Bluve” të Londrës dhe një gjë të tillë e dëshiron edhe Tushel.
Komentet e fundit nga Mino Raiola, i cili është edhe agjent i Haaland, ishin se 10 klube mund të transferojnë lojtarin e tij dhe katër prej tyre janë në Angli.
Sulmuesi 20 vjeçar ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Çellsi dhe afati kalimtar veror do të jetë në ‘zjarr’. Theksojmë se Borusia Dortmund gjendet në një situatë të vështirë financiare dhe largimi i Haaland do të nënkuptonte ‘shpëtimin nga kriza’.