Miliarderi i Çellsit, Roman Abramoviç me shumë gjasë nuk do të mund të jetojë më në Britani të Madhe.
Abramoviç hiqte dorë nga viza e tij e nivelit 1, në vitin 2018, pas kritikave nga oligarkët rusë. ‘Dailymail’ tashmë raporton se Abramoviç me shumë gjasë nuk do të ketë më mundësi të jetojë në Britani. Miliarderi, pronar i Çellsit, thuhet se konsiderohet si një nga faktorët që bën të mundshëm regjimin e Vladimir Putin.
Abramoviç ka në pronësi një pronë të vlefshme 125 milionë paund në “Kensington Pallace”.








