Abramoviçi në Stamboll, gati të investojë në një skuadër turke

Roman Abramoviç pasi që la skuadrën e Çellsit dhe u largua nga Anglia, ka ndryshuar në tërësi jetën e tij. Miliarderi rus mori mjaft sanksione nga Amerika, Anglia e shumë vende të Bashkimit Europian pas pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, aktualisht Abramoviç ndodhet e jeton në Stamboll të Turqisë, një vend që nuk ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë. Madje ai synon të vendoset përgjithnjë në Turqi, ndërkohë që në zonën e Bebek, ku dhe jeton, ka parkuar jahtin e tij me vlerë 1.2 miliardë dollarë.

Mësohet se Abramoviç ka hedhur sytë nga Superliga turke, ku synon të investojë sërish në futboll edhe pse për momentin nuk ka bërë asnjë lëvizje konkrete.

Projekti i tij është të investojë në një ekip turk, për të bërë të njëjtën gjë që dikur arriti me Çellsin, që e ngjiti në majën e Europës. Abramoviç, përveç pasaportës ruse, ka edhe nënshtetësi izralite e portugeze, ndërkohë që pasuria e tij shkon në 10.5 miliardë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button