Acari mbyt 22 persona në Pakistan

22 persona kanë vdekur në Pakistan, pasi të njëjtit nuk arritën t’i mbijetojnë temperaturave të ftohta në qytetin malor, Murre.

Në mesin e viktimave janë 10 fëmijë, 10 burra e 2 gra.

Gjatë së shtunës atje u bllokuan mijëra makina, pas reshjeve të dendura të borës.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Sheik Rasheed Ahmed, ekipet e shpëtimit janë duke punuar intensivisht për zhbllokimin e rrugëve.

Murre është një vendpushim dimëror që vizitohet nga mbi një milion turistë çdo vit.

LEXO EDHE:

Back to top button