Ademi: Jemi të vegjël, ama të rrezikshëm

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi, beson se Maqedonia mund të jetë një ndër befasitë më të mëdha në Kampionatin Evropian. Në një intervistë për mediat kroate, Ademi ka foluar në shumë tema sportive, ndërsa ka potencuar se Maqedonia ka karrakter për gjëra të mëdha.

“Mund të bëjmë shumë. Jam i bindur se mund të jemi befasia e Evropianit, pasi që të gjithë na shohin si autsajder. Atje do të jemi më të vegjëlit, por do të jemi më të rrezikshmit, pasi që kjo gjeneratë ka karrakter dhe të gjithë e japin maksimumin, andaj besoj se do të bjëm gjëra të mëdha,” ka thënë mes tjerash Ademi për mediat kroate.

Kujtojmë se Maqedonia, debutimin në eventin e madh të futbollit evropian do të ketë më 13 qershor, kundër Austrisë, e pastaj do të përballet me Ukrainën dhe Holandën.

LEXO EDHE:

Back to top button