Ademi kërkon fitore ndaj Greqisë në ditën e çlirimit të Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka kërkuar angazhim maksimal nga lojtarët e kombëtares së Kosovës në ndeshjen kundër Greqisë, për të korrur një sukses në këtë ditë shumë të rëndësishme për Kosovws, kur po festohet dita e çlirimit.

 

Ky është shkrimi i plotë i të parit të FFK-së:

Urime Dita e Çlirimit të Kosovës!

Sot, Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Një ditë kjo e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë.

Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica. Liria erdhi si fryt i atdhedashurisë, motivimit, trimërisë dhe sakrificës, por edhe mbështetje së aleatëve tanë.

Kundërshtari ynë ishte një agresor i fortë dhe lufta ishte e pabarabartë, por ne e fituam atë me vendosmëri, angazhim të gjithanshëm dhe luftë shpirtërore.

Sot, në këtë ditë të shënuar, Kombëtarja jonë luan ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Greqisë.

Në këtë sfidë jemi të barabartë me rivalin, por për ta mposhtur duhet angazhim e përkushtim i përbashkët, disiplinë, profesionalizëm dhe luftë deri në atomin e fundit nga djemtë tanë dardanë.

E di që motivimi juaj djema është maksimal, prandaj sot e keni rastin dhe fatin që në këtë ditë të shënuar për kombin të arrini një tjetër fitore për krenarinë e shtetit tonë dhe të jeni heronjtë e ngritjes së Kosovës në vendin e kampionit.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të kombit!

Forca Dardanë!

LEXO EDHE:

Back to top button