Ademi mungon në sfidën kthyese me Omonia-n

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi u dëmtua në ndeshjen e raundit të dytë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve, në të cilën Dinamo e Zagrebit triumfoi kundër Omonisë nga Qipro, me rezultat 2:0. Kapiteni i Dinamos, Ademi, u largua nga loja në minutën e 42-të, dhe sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimi është serioz.
“Ademi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës. Unë nuk do të parashikoj asgjë, por shpresoj se gjithçka do të jetë mirë”, – tha trajneri i Dinamos, Damir Krznar.
Ademi, bëhet e ditur se do të humbasë ndeshjen e kthimit me qipriotët.