Ademi në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë në Kroaci

Mesfushori shqiptarë te Dinamo Zagrebi, Arijan Ademi është në mesin e lojtarëve më të vlefshëm në Superligën e Kroacisë.

Sipas faqës së specializuar të vlerësimit të ekipeve dhe futbollistëve, “Trasnfermarkt”, plot 7 futbollist të Dinamo Zagrebit janë në mesin e Top 10 -shin e futbollistëve më të vlerësura në kampionatin e Koacisë. Ademi mban pozitën e 6-të dhe vlera e tij është 6.5 mln euro, ndërsa në vendin e parë qëndron Luka Ivanushec me 12.5 mln euro. Dominimin e Dinamos në “Top 10”-shen, e thyejnë vetëm tre futbollist nga skuadrat rivale.

I pari është asi i Hajdukut dhe golashënuesi më i mirë i ligës nga sezoni i kaluar, Marko Livaja, i cili vlen 7.5 milionë euro dhe bashkë me të, në mesin e “jo-dinamistëve” në listë janë edhe shoku i tij i skuadrës Filip Krovinoviç dhe Lukas Kaçavenda, ylli i ri i Lokomotives, i cili aktualisht po rikuperohet nga një lëndim i rëndë të gjunjit.

LEXO EDHE:

Back to top button