Adetokoumpo, firmos kontratën 5 vjeçare për 228 mln dollarë

Janis Adetokumbo ka vendosur që të vazhdojë bashkpëunimin me Milloukin, duke firmosur kontratën 5 vjeçare në vlerë prej 228 mln dollarëve. Adetokumpo ishte pjesa e zërave në NBA se mund të largohej si agjent i lirë dhe spekullohej se basketbollisti grek do të forcojë ndonjë skuadër që të kërkon titullin kampion në NBA.

Mirëpo në fund drejtuesit e Milloukit kanë arritur që të bindin Atenkoumpon dhe që tani mund të thuhet se kanë ekip që mund të konkurojë në garën për titullin kampion. Lajmet e fundit nga NBA thonë se basketbollisti ka firmosur kontratën në vlerë prej 228 mln dollarë.

Me pagesë mestare vjetore prej 45.6 mln dollarë, Atentokoumpo ka vendosur një rekord të ri, duke tejkaluar Xhejms Hardenin dhe Rasel Uestbrukun.

Është shtëpia ime , ky është qyteti im. Jam I bekuar që jam pjesë e Milloukit në 5 vitet e ardhshme,” ka shkruar Janis Adetokoumpo në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button