Adetokounmpo “deklason” Lejkers, s’ka të ndalur për Bruklinin

Kampioni aktual i NBA-s, Milluoki Baks, mundi Los Anxhelos Lejkers me rezultat 109-102, falë një paraqistje të jashtëzakonshme të Janis Adetokunpo. Ylli i parë i Milluokit mbylli takimin me 47 pikë dhe 9 kërcime. Janis kishte mbështetje nga Bobi Portis me 17 pikë, Pet Konaton dhe Kris Midëllton që shtuan nga 16 pikë secili. Këto 4 basketbollist shënuan 96 nga 109 pikët në përgjithësi. Te Los Anxhelos Lejkers u dalluan Horton Taker me 25 pikë dhe Uestbruk me 19 pikë.
Ndërkohë Bruklin Nets në krahët e Xhejms Hardenit, që regjistroi 27 pikë dhe 10 kërcime, mundi Klivlend Kavalirsin me rezultat 109-99. Lamarkus Olldrixh ishte i shkëlqyeshëm me 24 pikë, ndërsa në më pak regjistroi Kevin Durant oër Bruklinin që shënoi fitoren e 11 në 16 ndeshje.
Rezultatet:
Sharlot 97-87 Uashington
Detroit 97-98 Indiana
Atlanta 110-99 Boston
Bruklin 109-99 Klivlend
Majami 113-98 Nju Orlins
Milluoki 109-102 LA Lejkers
Nju Jork 98-104 Orlando
Minesota 107-97 Sakramento
Oklahoma 101 -89 Hjuston
Feniks 105-98 Dallasi
Portlandi 112-107 Çikago